iq_logo

Inspektorati Qendror

Mirësevini në faqen zyrtare të Inspektoratit Qendror
Të dashur Vizitorë,
Qeveria Shqiptare nëpërmjet Reformës në Inspektim synon të krijojë një sistem modern të inspektimeve. Inspektimet përbëjnë një kusht themelor të funksionimit të shtetit ligjor, garantimit të konkurrencës së lirë, duke synuar krijimin e kushteve lehtësuese, në vend që të shndërrohen në një barrë dhe arbitraritet për biznesin.
 
 


Lajmet e fundit

05.12.2016
Sot Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror Z Shkëlqim Hajdari dha një intervistë të rëndësishme për Agjencinë amerikane të lajmeve Zëri i Amerikës. I pyetur për rëndësinë dhe rolin që duhet të ketë Inspektorati Qendror, Inspektori i Përgjithshëm u përgjigj se, Inspektorati Qendror, si Institucioni bërthamë mbikëqyrëse e rregullatore për të gjitha Inspektoratet Shtetërore dhe ato Vendore po punon fort për ndryshimin e mentalitetit, si nëpunës profesionistë, me njohuri e kapacitete për njohjen e zbatimin e ligjit në mënyrë të paanshme, e larg ndikimeve klienteliste.
30.11.2016
Sot Inspektori i Përgjithshem i Inspektoratit Qendror zhvilloi nje takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, Shkëlqësinë e Tij. Z. Johann SATTLER. Në takim pasi u bë nje ekspoze e punës dhe përpjkejeve të stafit të Inspektoratit Qendror, nën drejtimin e Z. Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm, u shkëmbyen mendime dhe ide për nevojat e mbështetjes së punës së Inspektoratit Qendror si dhe Inspektorateve Shtetërore, me objektivin për të patur inspektime efektive e transparente, nga trupa profesionale dhe larg ndikimeve apo influencave jo ligjore.
30.11.2016
Sot në mjediset e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore u organizua një takim i përbashkët pune me pjesëmarrjen e Z. Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror, Z. Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Z. Dritan Ylli, Kryeinspektor, Inspektorati Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, për dhënien e kartave inspektorëve të Drejtorisë Rajonale Tiranë.
25.11.2016
Në ambientet e Ministrisë së Shendetsisë, sot me datë 25.11.2016, u organizua një takim i përbashkët pune me pjesëmarrjen e Z. Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror, Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë dhe Z. Eltar Deda, Kryeinspekor, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

 

Sondazh

logo_duhani

Adresa: Rr. "Frosina Plaku", Nr. 58,
Godina e Observatorit,
Kati 0, 1000, Tiranë